Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se “krimi dhe korrupsioni në Maqedoni fillojnë dhe përfundojnë me Zoran Zaevin”.
“Krimi dhe korrupsioni janë në eshalonin e parë të Qeverisë, ndërsa e gjithë Qeveria duhet të japin përgjegjësi për gjithë krimin dhe korrupsionin dhe të shkojnë në burg”, tha Arsovski.
Ai shtoi se Departamenti Shtetëror e ka cekur korrupsionin në Qeveri, ndërsa Zaev e mohon.
“Duket se Zaev nuk është eshaloni i parë. Den Donçev të cilin e pamë si merr disa para në dorë për zhvatje, Zaevi e mohon. Duket se për Zaevin eshaloni i parë nuk është Dragi Rashkovski për blerjen e softuerëve, ose Petre Shilegov”, tha Arsovski
Ai përmendi edhe funksionarë të tjerë të përfshirë në krim./Telegrafi/
The post Arsovski pyet nëse Den Donçev dhe Dragi Rashkovski janë funksionarë të lartë appeared first on Telegrafi.