Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM është e gatshme për të biseduar me të gjitha partitë politike për të fituar mbështetjen e tyre rreth rezolutës që përmban vijat e kuqe maqedonase në bisedimet me Bullgarinë.

Ata këmbëngulin në unifikimin e gjitha partive, pasi sipas tyre dokumenti është përpiluar për të bashkuar e jo ndarë dhe ftojnë që i njëjti të mos shfrytëzohet për pazare politike.

“Do të theksoja se jemi të hapur për bisedime me të gjitha subjektet politike, por të qarta janë pozicionet tona. Njëherë i kemi thënë, do ti përsëris edhe njëherë: kjo rezolutë nuk guxon të na ndajë dhe të jetë objekt i pazareve politike, por do të duhet të na bashkojë”, deklaroi zëdhënësi i OBRM-PDUKM–së, Dimçe Arsovski.

The post Arsovski: OBRM-PDUKM-ja është e gatshme të bisedojë me të gjitha partitë për rezolutën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";