
“Triumfi është me qytetarët, mendja e shëndoshë ka fituar”, tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski për “Samo Vistina” pasi dje Zaev dhe Mickoski u dakorduan për shtyrjen e regjistrimit për në shtator.
Sipas tij, kjo vonesë është për të mirën e qytetarëve, për mbrojtjen e shëndetit publik.
“Sidoqoftë, mbështetja jonë me 100.000 nënshkrime për nismën e shtyrjes është një tregues i mjaftueshëm se qytetarët kanë fituar në këtë procedurë. Kërkesa për shtyrje ishte nga OBRM-PDUKM”, tha Arsovski./Telegrafi/
The post Arsovski: Me anulimin e regjistrimit fituan qytetarët appeared first on Telegrafi.
Advertisement