“Ata që e kërkojnë largimin e Hristijan Mickoskit nga OBRM-PDUKM, janë bagazhi famëkeq i partisë që i ka tërhequr si peshë tepër në gërmadhë, e të cilët vazhdimisht kanë punuar dhe janë lutur të fitojë LSDM-ja, edhe në referendum edhe në zgjedhje”.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, i cili u pyet në lidhje me deklaratat e Ivica Konevskit, që është anëtar i partisë dhe kërkon ndryshime në OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsovski e quajti Konevskit kurbetçar, duke thënë se avokatura nuk i shkon mirë, ndërsa tani dëshiron të ndryshojë profesion dhe të kthehet në politikë.

“Unë dhe gjithë anëtarësia mendojmë se është koha që ky bagazh të largohet, pasi OBRM-PDUKM është më e madhe se këta persona të cilët thonë ndryshime – mendojnë në atë të udhëheqin me partinë dhe e shohin si DOOEL për të bërë para dhe biznes”, tha Arsovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai shprehu dyshime për atë që Konevski dhe disa të tjerë për të cilët flitet për afera dhe skandale, nuk kanë asnjë problem me ligjin dhe asnjë kallëzim penal./Telegrafi/

The post Arsovski: Largimin e Mickoskit e kërkojnë personat që janë bagazh i tepërt në parti appeared first on Telegrafi.