Analisti Petar Arsovski theksoi se ka shumë të ngjarë që kandidatët nga OBRM-PDUKM dhe LSDM të hyjnë në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
“OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë akoma më shumë vota se secili prej këtyre dy kandidatëve. Probabiliteti më i madh është që kandidatët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së të hyjnë në rrethin e dytë.
Një fenomen interesant që u shfaq në këto zgjedhje është se shuma e rejtingut të partive shqiptare së bashku për herë të parë e kalon rejtingun e një partie maqedonase, LSDM-së”, thotë Arsovski për “TV21”.
Ndërsa analisti Vladimir Bozhinovski thotë se këto zgjedhje presidenciale nuk janë vetëm për të parë se kush do të shkojë në rrethin e dytë, por për të matur forcën e partive politike.
“Nëse Stevo Pendarovski fiton 170.000 vota, hipotetikisht, është humbje e rëndë për të, por nëse një nga kandidatët e partive më të vogla fiton 30-40.000, është fitore e madhe”, thotë Bozhinovski.
The post Arsovski: Kandidatët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së kanë më shumë gjasa të kalojnë në rrethinë e dytë appeared first on Telegrafi.