Arsovski: Filipçe dhe Zaev nuk mund t’i pranojnë vaksinat si donacion për shkak se nuk kanë kushte

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski thotë se “për shkak të paaftësisë së Qeverisë, Maqedonia dhe qytetarët janë të vetmit në rajon dhe Evropë që nuk dinë se kur do të fillojë vaksinimi dhe sa vaksinat do të jenë”.

“Arsyeja për këtë është për shkak se Qeveria jo vetëm që nuk ka marrë vaksina në kohë, por edhe pse nuk e ka regjistruar vaksinën Faizer dhe nuk ka bërë plan për vaksinim, ndërsa opinioni këtë e kuptoi nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq”, tha Arsovski.

Ai shtoi se edhe pse Qeveria lavdërohet se kanë marrë ndihmë prej tetë mijë vaksinave, kryeministrja e Serbisë tha se Maqedoni nuk mund t’i merr për shkak ato nuk duhet të furnizohen, por edhe të regjistrohen dhe të bëhet plan se si do të zbatohet vaksinimi.

“Përderisa të gjitha shtetet po vaksinohen, Qeveria me joseriozitetin dhe paaftësinë rrezikoi shëndetin e qytetarëve. Zaev dhe Filipçe e lanë Maqedoninë pa asnjë vaksinë, dhe për këtë shkak vdesin qytetarë në spitale”, tha Arsovski.

Advertisement

Sipas tij, tashmë tre muaj po gënjejnë se kanë marrë vaksina nga Bullgaria, më pas nga Greqia dhe tani nga Serbia./Telegrafi/

The post Arsovski: Filipçe dhe Zaev nuk mund t’i pranojnë vaksinat si donacion për shkak se nuk kanë kushte appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy