Arsovska: Shkupi sërish do të jetë qytet i bashkëjetesës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja për Bashkinë e Shkupit, Danella Arsovska në tubim në Saraj të Shkupit tha se Shkupi sërish do të jetë qytet i bashkëjetesës, bashkëpunumit dhe solidaritetit.

“Shkupi do të jetë qytet ku nuk do të harrohen lagje dhe vendbanime. Shkupi do të ketë rend në komunikacion. Do të ketë transport efikas publik. Për të gjithë vendbanimet në Saraj do të miratojmë program me prioritete urgjente që do t’i zgjidhin problemet kryesore në infrastrukturë”, tha Arsovska.

Ajo tha se në Saraj do të ndërthohet rrethrrotullimi dhe Matka do të ndërlidhet me autostradën dhe qarkoren.

“Kanalizim, ujë, asfallt, transport, vend për fëmijët ku mund të luajnë do të ketë çdo vendbanim në Shkup dhe rrethinë”, tha Arsovska në takim me banorët e Konodovës, Bojanës dhe Bukoviqit./Telegrafi/

Advertisement

The post Arsovska: Shkupi sërish do të jetë qytet i bashkëjetesës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy