Kandidatja e pavarur por e mbështetur nga opozita maqedonase OBRM-PDUKM dhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Danella Arsovska premtoi se në mandatin e saj 4 vjeçar do të realizohen pesë parqe të mëdha në Gazi Babë, Çair, Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov.

Ajo tha se këto parqe do të jenë me pajisje urbane, zona sportive sipas shembullut të Parkut të Qytetit.

“Në kuadër të programit dhe realizimit të këtij projekti, obligohem se në qytet do të mbjellet 100 mijë gjelbërim. Nuk kemi opsion tjerër përveç se Shkupi të shndërrohet qytet ekologjik. Nëse duam ajër të pastër, mejdis të mirë për jetë duhet të investojmë. Nuk ka arsyetime”, tha Arsovska.

Ajo tha se në Parkun e Qytetit nuk është i rregulluar si duhet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Viteve të fundit jemi dëshmitarë se mbetëm pa drunj për shkak të betonizimit. Këto vite Shkupi përjetoi kaos urbanistik, u ndërtua në vende ku nuk ka plan dhe strategji për të ardhmen”, tha mes tjerash Arsovska./Telegrafi/

The post Arsovska premton pesë parqe të mëdha në Shkup appeared first on Telegrafi.