Arsovska: Kemi parandaluar një “ekocid” në Komunën e Gjorçe Petrovit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arsovska: Kemi parandaluar një “ekocid” në Komunën e Gjorçe Petrovit

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska thotë se së bashku me inspektoratin kanë parandaluar, siç e quan ajo “ekocid” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Arsovska thotë se deponia është një pjesë në tokë private, kurse pjesa tjetër në tokë të RMV-së, ndërsa thotë se janë hedhur mbeturina të rrezikshme në lumin Lepenec.

“Që të jetë tragjedia edhe më e madhe, deponia e egër private gjendet në parcelë private që është në pronësi të kompanisë që tashmë është nën hetim për vepra tjera, si dhe e një personi që është i punësuar në komunën e Gjorçe Petrovit, në sektorin për financa, ndërsa është edhe kryetar i Sindikatës së të punësuarve në komunë. Person i cili në rrjetet sociale shpesh mund të shihet në rrjetet sociale nën shoqërimin e kryetarit të komunës, Aleksandar Stojkovski”, tha Arsovska

Kryetarja e Komunës së Shkupit shtoi se rasti është paraqitur në MPB.

Advertisement

The post Arsovska: Kemi parandaluar një “ekocid” në Komunën e Gjorçe Petrovit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy