Arsovska: Është e rëndësishme që banorët të kyçen në krijimin e koncepteve për përmirësimin e jetës në komunat e Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me një vizitë në Komunën e Kisela Vodës, kandidatja për kryetare Danela Arsovska sot vazhdoi ciklin e vizitave në të gjitha komunat e Shkupit.

Gjatë takimit në këtë komunë, Arsovska realizoi kontakte të drejtpërdrejta me banorët e Kisela Vodës dhe me përfaqësuesit e disa
organizatave të shoqërisë civile, ku diskutuan për problemet dhe mangësitë aktuale në këtë komunë, si dhe potencialet e vendbanimeve të
saj.

“Banorët e të gjitha komunave të Shkupit duhet të përfshihen në mënyrë aktive në krijimin e koncepteve për të përmirësuar funksionimin në të gjitha nivelet të kryeqytetit. Janë ata të cilët e dinë më së miri se çfarë konkretisht i duhet komunës për t’u bërë një vend më i mirë për të jetuar. Betoni në vend të gjelbërimit, rrugët e gërmuara në vend të trafikut të regulluar, parqet e shkatërruara në vend të këndeve të lojërave, kanalizimet dhe rrjetet ujësjellse pa kapacitet janë vetëm disa nga ankesat që i dëgjova nga banorët. Prandaj mendoj se takime të tilla janë një mundësi e madhe për të dëgjuar problemet e komunave dhe për të nxjerrë përfundime se si mund të zgjidhen ato ”- tha Arsovska gjatë vizitës.

Danela Arsovska u premtoi banorëve se brenda mundësive dhe kompetencave të saj, ajo do të punojë në mënyrë të palodhshme për t’i mundësuar
komunës të marrë pamjen e një vendi modern dhe bashkëkohor, tërheqës për të jetuar dhe punuar.

Advertisement

“Kur një komuniteti urban të Shkupit siç është Kisela Voda i mungojnë gjëra themelore, tipike për një komunë e cila gjendet në kryeqytet,
atëherë ju e dini që sistemi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor. Unë dua, kam dëshirën dhe aftësinë për të qenë udhëheqëse e atyre ndryshimeve,” tha Arsovska.

The post Arsovska: Është e rëndësishme që banorët të kyçen në krijimin e koncepteve për përmirësimin e jetës në komunat e Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy