Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danela Arsovska u takua me përfaqësuesit e shoqatës “Xixëllonja e kaltër” dhe nënshkroi marrëveshjen për mbështetjen e Asociacionit për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me spektër autizmi, për të mbështetur zhvillimin e aftësive për përgatitjen për shkollë të fëmijëve me autizëm, për të përmirësuar cilësinë e jetës së personave me autizëm dhe familjeve të tyre.

“Projekti është i rëndësishëm dhe përfshin aplikimin e metodave të veçanta shkencore në radhë të parë për edukimin dhe zhvillimin e aftësive sociale të fëmijëve me autizëm dhe përfshirjen e tyre në procesin arsimor, por edhe për të rritur ndërgjegjësimin e personave me spektër autizmi dhe familjeve të tyre për funksionim më të mirë dhe pranim social”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Ata shtojnë se Bashkia e Shkupit do të vazhdojë të punojë në vazhdimësi dhe të mbështesë projekte të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me spektër autizmi dhe familjeve të tyre.

The post Arsovska: Bashkia e Shkupit me mbështetje për zhvillimin e aftësive për përgatitjen për shkollë të fëmijëve me autizëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";