Arritën në Shkup vaksinat “AstraZeneca”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dërgesa e parë me vaksina “AstraZeneca” që u sigurua përmes Kovaks mekanizimit arriti sot para orës tetë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup.

“Vaksinat vijnë me vonesë, të gjitha vendet ballafaqohen me këtë sfidë dhe është mirë që ky sistem funksionon. Gjatë muajve në vijim do të dimë se sa vaksina do të arrijnë në mënyrë që ta organizojmë sistemin e imunizimit”, tha Filipçe.

Me 24 mijë vaksinat kundër coronavirusit pritet që të mërkurën të fillojë imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara ku prioritet për vaksinim kishin punonjësit shëndetësorë. Me vaksinat “AstraZeneca”prioritet për imunizim do të kenë personat mbi 70 vjet”./Telegrafi/

Advertisement

The post Arritën në Shkup vaksinat “AstraZeneca” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy