Ka rinisur mëngjesin e sotëm aksioni për kërkimin e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Prishtina, të cilët pasditen e të shtunës, ranë me automjetin e tyre në rrjedhën e lumit Lepenc.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, ndërsa katër anëtarët e familjes Pacolli, ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës

Në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni, mëngjesin e sotëm kanë ardhur edhe ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Aksioni u ndërpre para orës 2 pas mesnate për shkak të kushteve të vështira dhe dukshmërisë së ulët dhe rinisi rreth orë 6 të mëngjesit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

20 vjeçari, Shkëlqim Pacolli është personi i cili arriti të shpëtojë duke u hedhur nga vetura, ndërsa sipar rrëfimit të tij për prokurorinë dhe policinë, veturën e kishte marrë lumi. Informacionet e para flasin se automjeti i tipit BMW ka hyrë në parakalim, më pas ka humbur kontrollin dhe ka rënë në ujë./KlanMacedonia

The post Arrijnë ekipet e FSK-së – Rinis aksioni për kërkimin e tre personave në lumin Lepenc appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";