Gjashtë aktpadi të reja janë parashtruar në Gjykatën Administrative duke kundërshtuar kështu vendimet e KSHZ-së për ankesat e partive politike.
“Dy aktpadi janë parashtruar nga OBRM-PDUKM, dy nga partia Demokrati, një nga partia Maqedonia unike, përkatësisht nga koalicioni ‘Asnjëherë e Veriut, vetëm Maqedoni’, dhe një nga partia e punës”, thonë nga Gjykata Administrative, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së sotme aktpadi janë parashtruar edhe nga E majta dhe nga Unioni socialdemokrat.
Afati për parashtrimin e aktpadive në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga KSHZ./Telegrafi/
Advertisement
The post Arrijnë edhe gjashtë aktpadi në Gjykatën Administrative të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.