Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Blendi Hodai njoftuan se kanë arritur të zgjidhin mosmarrëveshjet për organizimin e maturës shtetërore.

Sipas njoftimit nuk do të ketë provim ekstern dhe ajo do të kalojë në provim intern, ndërsa matura shtetërore në vend se më 29 maj, do të mbahet 5 qershor.

Kryeministri njoftoi se do të formohet grup të punës nga anëtarë të Byrosë së Arsimit dhe të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme për të definuar detajet.

Blendi Hodai nga UNSHM-ja njoftoi se matura shtetërore do të jetë me dy provime interne dhe dy eksterne, por provimi ekstern do të zbresë në rangun e provimit intern./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

The post Arrihet marrëveshje për maturën shtetërore në Maqedoni, do të ketë dy provime eksterne dhe një intern appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";