
MPB Maqedoni njofton se është arrestuar udhëheqësin e Sektorit për urbanizëm në Komunën e Mavrovës dhe Rostusësh, i cili është kapur duke marrë ryshfet.
“Sot (19.03.2025), nëpunësit policorë kanë arrestuar S.E., udhëheqës i Sektorit për urbanizëm dhe veprimtari komunale në kuadër të Komunës Mavrovë dhe Rostushe. Ai është kapur në objekt hotelerik në Shkup gjatë pranimit të ryshfetit. Gjegjësisht, ai ka kërkuar ryshfet prej 13.000 euro dhe ka premtuar se do të aprovohet projekti urbanistik për ndërtimin e apartamenteve dhe kapacitetet akomodimi, kurse duhej të paguante në disa këste. Personi është arrestuar gjatë realizimit të pagesës së këstit të parë në objektin në Shkup, pasi paraprakisht ishin përpunuar në aspekt tekniko-kriminalistik”.
“Gjithashtu, është kryer bastisje e personit dhe veturës zyrtare dhe janë gjetur lëndë në interes të hetimit. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
The post Arrestohet udhëheqësi i Sektorit për urbanizëm në Mavrovë, kapet duke marrë ryshfet appeared first on Telegrafi.