39-vjeçari nga Shkupi, i kërkuar me katër fletarreste qendrore, mbrëmë është arrestuar në një objekt hotelerik në Shkup.
Siç njoftojnë nga MPB, ai është kërkuar me katër fletarreste qendrore për disa vepra penale.
“Fletarrestet janë lëshuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale ‘vrasje’, ‘lëndime të rënda trupore’, dhe dy ‘pjesëmarrje në rrahje’. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit për këto katër vepra penale”, thonë nga MPB.
Në fund thonë se i arrestuari do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues./Telegrafi/
Advertisement
The post Arrestohet shkupjani i kërkuar për shkak të disa veprave penale appeared first on Telegrafi.