Sot (15.05.2023) rreth orës 12:15 në afërsi të Negotinës, zyrtarët policorë të Stacionit Policor të Mbikëqyrjes Kufitare, kanë arrest personin M.N.(30) nga Republika e Serbisë.
Gjatë kontrollit në veturën e pasagjerëve “Ford Mondeo” me targa serbe, të cilën drejtonte vetë personi në fjalë, janë gjetur gjashtë emigrantë të paligjshëm nga Siria.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa emigrantët e paligjshëm janë vendosur në një qendër emigrantësh.
Pas dokumentacionit të plotë të rastit, ndaj personit M.N. do të merret masa përkatëse.
Advertisement
The post Arrestohet një shtetas serb në Maqedoni, transportonte emigrantë të paligjshëm appeared first on Telegrafi.