Nëpunësit e policisë dje në hyrje të Gjevgjelisë, në pikën kufitare “Bogorodicë” e kanë privuar nga liria M.A (47) nga Republika e Serbisë, për shkak të transportimit të emigrantëve.
Siç informojnë nga MPB-ja, në makinën “Shkoda superb” me targa serbe, të cilën e ka drejtuar, ka transportuar dy emigrantë – A.J. (30) nga India dhe M.M (29) nga Pakistani.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa M.A u është dorëzuar nëpunësve të policisë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug. Emigrantët janë vendosur në Qendrën Transitore “Vinojug” në Gjevgjeli për procedurë të mëtejshme.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Arrestohet një shtetas serb në Maqedoni, për shkak të transportit joligjor të migrantëve appeared first on Telegrafi.