
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut u arrestua në vendkalimin kufitar Qafë Thanë, afër Strugës, pasi iu gjetën 17.770 euro të padeklaruara.
“Me të hyrë në Republikën e Shqipërisë, në linjën e dytë, për kontroll të hollësishëm të automjetit “Volksvagen”, i drejtuar nga shtetasi Zoran Nikoliq (34), banorë në Shkup, Maqedonia e Veriut, iu gjetën 17.770 euro, të cilat ai nuk i kishte pasur më parë të deklaruara. Paratë gjatë kontrollit u gjetën në një qese që ishte në automjet dhe u konfiskuan si dëshmi”, sipas kumtesës së policisë.
Shtohet se aktivitete të mëtejshme u kryen nga specialistë të hetimit të krimit në Komisariatin e Policisë në Pogradec, të cilët arrestuan 34-vjeçarin nga Shkupi.
Rasti iu dorëzua Prokurorisë pranë Gjykatës Themelore në Pogradec.
The post Arrestohet një shtetas i Maqedonisë në Qafë Thanë appeared first on Telegrafi.