Policia më 25.12.2021 në vendkalimin kufitar Tabanocë ka arrestuar një shoferë 22 vjeçar nga Strumica, i cili po transportonte udhëtarë pa leje për transport ndërkombëtar.
Gjatë kontrollit në automjetin “Ford Transit”, me targa të Strumicës, i drejtuar nga P.L. (22) nga Strumica, zyrtarët policorë kanë konstatuar se i njëjti është duke kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa leje për linja të transportit ndërkombëtar.
Personi i është dorëzuar për procedurë të mëtejshme inspektorit nga Inspektorati Shtetëror i Transportit pranë Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.
Në vend në periudhën e kaluar ka pasur kontrolle të intensifikuara, gjatë të cilave janë konstatuar shumë lëshime të transportuesve./Telegrafi/
The post Arrestohet një shoferë autobusi nga Strumica, nuk ka pasur leje për transport ndërkombëtar appeared first on Telegrafi.