
Policia e Maqedonisë dje rreth orës 21:40 në rrugën “Ilindenska” në Gostivar kanë arrestuar katër persona për posedim të armëve pa leje si dhe për prodhim ose shpërndarje të materieve narkotike. Në mesin e të arrestuarve është edhe një polic nga Shkupi.
“Janë privuar nga liria E.V. (29), M.K. (20), LL.B.(24) të gjithë nga Shkupi si dhe pjesëtari i policisë M.K. (25)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Policia gjatë kontrolli të makinës së tipit “BMW” me targa të Shkupit, që po drejtohej nga M.K ka gjetur armë zjarri me 8 plumba si dhe mbetje nga materie e bardhë pluhur.
The post Arrestohet një polic dhe tre persona nga Shkupi, kapen me armë dhe drogë appeared first on Telegrafi.
Advertisement