Arrestohet një person nga Shkupi, zbardhen nëntë vjedhje të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se më 01.12.2020 ka arrestuar personin A.F (37) nga Shkupi, i dyshuar për disa vjedhje të rënda në rajonin e Gazi Babës.

“Nga ana e Departamentit për punë kriminalistike Gazi Babë janë zbardhur 9 vepara penale vjedhje të rënda, në shtëpiza, me dëshmi materiale. Me kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar A.F është dërguar për marrje në pyetje në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit”, thonë nga MPB.

Ata më tej shtojnë se A.F ka dalë edhe para gjykatësit të procedurës paraprake dhe me vendim të tij, i është shqiptuar masa e paraburgimit./Telegrafi/

The post Arrestohet një person nga Shkupi, zbardhen nëntë vjedhje të rënda appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy