Arrestohet një person nga Shkupi për shantazh për publikimin e fotografive dhe videove me përmbajtje komprometuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike në Shkup nisi procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “shantazh”.

“I dyshuari 28-vjeçar, nga 21 janari deri më 31 janar, përmes aplikacionit “Viber” ka kërkuar nga e dëmtuara t’i japë 1.500 euro për të mos i publikuar fotografitë dhe videot me përmbajtje komprometuese”, thuhet në njoftim.

Nga Prokuroria sqarojnë se më 31 janar, ata janë takuar në një kafene në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ku e dëmtuara i ka dhënë 30.750 denarë, ndërsa menjëherë pas pranimit të parave, i dyshuari është arrestuar.

Prokurori Publik për shkak të rrethanave që ka mundësi për arratisjes deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit propozoi masën e paraburgimit./Telegrafi/

Advertisement

The post Arrestohet një person nga Shkupi për shantazh për publikimin e fotografive dhe videove me përmbajtje komprometuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy