Siç njoftojnë nga MPB gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” është arrestuar M.M (28) nga Gostivari, i cili më pas është dërguar në stacion policor të Gostivar, për shkak se është kërkuar nga policia e Gostivarit.

“Më 06.07.2020 kundër tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘rrezikim të sigurisë’ sipas nenit 114 paragrafi 4 nga Kodi Penale”, shprehen nga MPB, njofton Telegrafi Maqedoni.

Personi me inicialet M.M dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka drejtuar kërcënime, përkatësisht ka rrezikuar sigurinë e një funksionari të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Ai është mbajtur në stacion policor dhe do të dërgohet pranë gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arrestohet një person nga Gostivari i cili ka kërcënuar një funksionar në Qeveri appeared first on Telegrafi.