MPB informon se me datë 12.01.2022 në ora 18.15, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria personin P.E. (35) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer vepra penale “vjedhje e rëndë”, të kryera gjatë muajit dhjetor të vitit 2021 nëpër objekte afariste në Gostivar.
Gjatë privimit nga liria, atij i janë gjetur dhe konfiskuar disa mjete që burojnë nga veprat penale, dhe të njëjtat do t’u kthehen pronarëve.
P.E. është ndaluar në Stacionin policorë Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
Advertisement
The post Arrestohet një person nga Gostivari, akuzohet për vjedhje të rëndë appeared first on Telegrafi.