Arrestohet një person në Shkup, kërkohej nga autoritetet për vjedhje të rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se në Shkup është arrestuar një vjedhës, i cili është i kërkuar për të vuajtur dënimin me 18 muaj burg.

“Sot në ora 12.25 në rrugën “Guadalahara” në Shkup, zyrtarë policorë nga Grupi Operativ Kërkimor në SPB Shkup e kanë arrestuar B.U.(40) nga Shkupi”.

“Ai kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 të Kodit Penal, njoftoi MPB.

MPB njoftoi se personi do të dërgohet në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit.

Advertisement

The post Arrestohet një person në Shkup, kërkohej nga autoritetet për vjedhje të rëndë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy