MPB njofton se dje është arrestuar një person për të cilin kishte urdhër-arrest nga Gjykata e Shkupit.
“Më 24.11.2021 në orën 15:00 në fshatin Katllanovë të Shkupit, zyrtarët policor nga SPB Shkup kanë arrestuar S.M. (32) nga fshati Pakoshevë, Komuna e Zelenikovës.
Ai kërkohej me urdhër-arrest nga Gjykata Themelore Shkupi-1 për vuajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “vjedhje” të dënuar sipas nenit 235 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.
Personi i arrestuar është dërguar në burgun e Idrizovës./Telegrafi/
Advertisement
The post Arrestohet një person në Shkup, kërkohej me urdhër-arrest appeared first on Telegrafi.