Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:00, në rrugën “Klanica”, është arrestuar dileri i drogës në Manastir.
Policia nga Sektori për Punë të Brendshme në Manastir, ka arrestuar 35 vjeçarin D.Ç për shkak se gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e tij dhe në vikend shtëpizën në fshatin Karamani, janë gjetur dhe konfiskuar paketime me amfetaminë, tableta në ngjyra të ndryshme, fara të kanabisit dhe peshore digjitale.
Kontrolli është bërë me urdhër të gjykatës, ndërsa pas zbardhjes të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet paraqitje adekuate.
The post Arrestohet një person në Manastir për shkak të tregtisë me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
Advertisement