Në stacionin e autobusit në hyrje të fshatit Përdejc, Gjevgjeli, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bogorodicë e kanë privuar nga liria M.GJ. (37) nga fshati Pakoshevë, Komuna Zelenikovë.
“Rreth orës 15:40 minuta në rrugën rajonale Përdejci-Smokvicë, nëpunësit policorë kanë pikasur 24 migrantë. Pas bisedës me ta është konstatuar se M.GJ. i ka transportuar me furgon “ford transit” me tabela të regjistrimit të Gjevgjelisë, me të cilën është ndaluar në Pikëpagesën Smokvicë dhe është arratisur, sqarojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme”.
“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve automjeti është gjetur dhe në afërsi të tij kanë qenë edhe shtatë migrantë, pas së cilës është gjetur edhe shoferi. Personi është në mbajtje në stacion policor, kurse migrantët përkohësisht janë vendosur në qendrën tranzitore për pranim në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.
The post Arrestohet një person në Gjevgjeli, transportonte 24 emigrantë appeared first on Telegrafi.