Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se gjatë ditës së djeshme në kufirin në Bllacë, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një 38-vjeçar nga Shkupi.
Gjatë kontrollit policor, personi ka poseduar marihuanë dhe shiringë me vaj kanabisi.
“Më 11.04.2021, në ora 17:30 në kalimin kufitar Bllacë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut është privuar nga liria F.R.(38) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit te ai është gjetur marihuanë, amfetaminë, dhe shiringë me vaj kanabisi. Personi është dorëzuar në Stacionin Policore në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.
Rasti është duke u hetuar dhe pas dokumentimit të plotë të tij, nga MPB-ja thonë se kundër F.R. do të shqiptohet masë përkatëse.
The post Arrestohet një person në Bllacë për shkak të posedimit të lëndëve narkotike appeared first on Telegrafi.