Sektori për Punë të Brendshme në Strumicë ka ngritur kallëzim penal kundër një mësuesi 40-vjeçar nga Strumica pasi i njëjti dyshohet për sulm seksual ndaj një fëmije.

“I dyshuari, mësimdhënës në një shkollë fillore në Strumicë, në periudhën nga tetori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2022, përmes rrjetit social i ka dërguar mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale një nxënëse, e cila nuk i ka mbushur 14 vjeç. Duke përfituar nga fakti se kanë mbetur vetëm në palestrën e shkollës, ai ka kryer dy herë akte të tjera seksuale, duke prekur dhe puthur viktimën”.

“Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Strumicë propozim për caktimin e masës së paraburgimit, sepse ekziston rreziku që ai të ikë, të ndikojë mbi dëshmitarët ose ta përsërisë veprën penale. Gjykatësi e ka pranuar kërkesën dhe të dyshuarit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Arrestohet një mësues në Strumicë, dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses së mitur appeared first on Telegrafi.