Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti pasi është kapur me pushkë, tentoi të arratiset.
“Më 10.09.2021 në ora 17.20 në rajonin e Bit Pazarit policët nga SPB Shkup kanë privuar nga liria B.A.(27) nga Shkupi. Pasi kanë ndaluar automjetin “Audi A7″, me targa të Shkupit, i denoncuari ka dalë nga vetura dhe iku në arrati, por është kapur dhe gjatë kontrollit te ai është gjetur pushkë, dy korniza me shtatë plumba të kalibrit 9 mm pa leje për posedim, celular dhe mjete të tjera. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.
The post Arrestohet një 27-vjeçar në Shkup, kapet me armë appeared first on Telegrafi.
Advertisement