
Policia mbrëmë ka ndaluar një 25-vjeçar nga Shkupi, i cili është kapur duke vjedhur në rrethinën e Bit Pazarit.
Sipas informacioneve të MPB-së, O.M. duke përdorur forcë dhe mjete tjera, nga bodrumi i objektit ka marrë sende të ndryshme, duke fituar pasuri të kundërligjshme prej 58.500 denarë.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa sendet e vjedhura iu janë kthyer të dëmtuarve.
Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten parashtresat e duhura./Telegrafi/
Advertisement
The post Arrestohet një 25-vjeçar në Shkup, kapet duke vjedhur appeared first on Telegrafi.