Arrestohet ish-anëtari i inteligjencës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-oficeri i inteligjencës Marian Efremov, i akuzuari i parë në rastin “Spiuni”, është arrestuar në Veles, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Më 16.08.2019 në ora 9:30, policia nga Njësia e Punëve të Brendshme Karposh dhe SPB Veles në zonën e Velesit arrestuan M.E. (59) nga Velesi, për të cilin ishte lëshuar urdhër arrest kombëtar për vuajtjen e dënimit me burg pasi urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup. I akuzuari akuzohet për “prodhim të paligjshëm, mbajtje dhe trafikim të armëve ose eksplozivëve”, “shoqatë kriminale”, “spiunazh”, “mashtrim”, “fshehje” dhe “shantazh”. Ai u arrestua në Stacionin Policor Veles, pas së cilës u dërgua në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg”, informojnë nga MPB.

Efremov u dënua me 10.6 vjet burg, por në vitin 2017 ati iu pezullua vuajtja e dënimi për shkak të trajtimit mjekësor./Telegrafi/

The post Arrestohet ish-anëtari i inteligjencës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy