Arrestohet drejtori i Klinikës për Geriatri dhe Mjekësi Paliative, mori ryshfet 20 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i një institucioni shëndetësor është arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet për të akomoduar një pacient.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet fjalë për drejtorin e spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative në Shkup, Muhsin Arifi, i cili dyshohet se ka kërkuar dhe marrë ryshfet prej 20 mijë euro.

Prokuroria e konfirmoi këtë informacion, pa bërë të ditur identitetin.

“Në një veprim të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe MPB janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprat penale të marrjes së ryshfetit dhe marrjes së shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm. Po ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Advertisement

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Ky institucion shëndetësor pranon pacientë të rritur në gjendje më të rëndë shëndetësor, listat e pritjes janë të gjata dhe numri i shtretërve është i kufizuar./Telegrafi/

The post Arrestohet drejtori i Klinikës për Geriatri dhe Mjekësi Paliative, mori ryshfet 20 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy