Ministria e Punëve të Brendshme njofton se janë arrestuar tre persona pas sulmit ndaj kryetarit të komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Nga MPB thonë se është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të rastit, ndaj personave në fjalë do të parashtrohet kallëzim penal.

“Sot (13.09.2022), zyrtarët policorë të Njësisë për Krime të Dhunshme pranë SPB-Shkup kanë ndaluar R.A., R.A. dhe B.A. pas një raportimi të mëparshëm sot në mëngjes nga R.I. se është sulmuar fizikisht nga ata në zyrën e tij në komunën e Haraçinës. Është njoftuar prokurori publik dhe në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tyre do të bëhet kallëzim penal për veprën penale “Dhunë” nga neni 386 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ibraimi përmes një njoftimi është deklaruar pas sulmit fizik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thotë se sulmi ndaj tij është bërë për shkak se ai nuk ka pranuar të emërojë persona të caktuar në pozita të caktuara.

Ai thotë se kërkesat e atyre që e sulmuan janë në dëm të qytetarëve dhe se autoritetet tashmë kanë marrë masat për ndëshkimin e autorëve të sulmit.

 

The post Arrestohen tre persona për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës, Ridvan Ibraimi tregon arsyet e sulmit ndaj tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";