Arrestohen tre persona nga Shkupi, kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se dje (10.04.2025) janë ndaluar personat Z.N. (55), R.T. (55) dhe S.M. (37), të tre nga Shkupi, të cilët kërkoheshin me urdhër qendror për vuajtje të dënimit me burgim.

Policët e Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Departamenti i Kërkimeve kanë privuar nga liria Z.N pasi kërkohej për vuajtje të dënimit me burgim prej dy vitesh për vepër penale të kryer nga neni 236 paragrafi 1 i Kodit Penal. Policët e Komisariatit të Policisë Kisella Vodë kanë privuar nga liria R.T pasi kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej 10 muajsh për vepër penale të kryer nga neni 300 paragrafi 1 lidhur me nenin 297 të Kodit Penal. Ndërkaq, zyrtarë policorë nga Sektori për çështje kriminale në Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë kanë privuar nga liria S.M për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer nga neni 202 paragrafi 1 i Kodit Penal”.

“Personat janë dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun Idrizovë dhe Burgun e Shkupit”, thonë nga MPB Maqedoni.

The post Arrestohen tre persona nga Shkupi, kërkoheshin për vuajtje të dënimit me burg appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy