Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia nga rajoni i Berovës ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë përfshirë në djegien e makinës, pronë e një inspektori të policisë në Berovë.

“Janë arrestuar O.D.,B.K., dhe S.P., të gjithë nga Berova, në lidhje me djegien e makinë së tipit “Passat”, pronësi e G.P. nga Berova në rrugën “Mlladenski Kej”, e që ishte raportuar me datë 12.02.2021, rreth orës 02:00″, njoftojnë nga MPB.

Policia me urdhër të Gjykatës ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve.

“Është realizuar bisedë me ta, gjatë së cilës personat kanë pranuar se veprën penale e ka kryer S.P. nga Berova”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB shton se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi penale për shkelje të nenit 292 nga Kodi Penal.

The post Arrestohen tre persona në Berovë, dyshohen për djegien e makinës së inspektorit të policisë appeared first on Telegrafi.