Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kanë arrestuar 17 persona për arsye se tek ata, zyrtarët policorë kanë gjetur marihuanë, pluhur të bardhë dhe disa tableta dhe paketime me materie të ngurtë.
“Në periudhën nga 22:30 deri më 05:50, në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 15 persona edhe atë Gj.B (24) nga Serbia, L.K (18) nga Shkupi, V.A (38) nga Gjevgjelia, M.Gj (20) nga Manastiri, B.N (22) nga Sveti Nikole, V.H (23) nga Shkupi, D.T (23) nga Kosova, A.S (nga Shkupi, L.V (30) nga Kosova, Gj.D (18) nga Velesi, K.M (23) nga Shtipi, M.N (18) nga Shtipi, S.T (25) nga Shkupi, B.S nga Shkupi dhe L.J po ashtu nga Shkupi. Tek ata janë gjetur dhe marrë marihuanë, materie e bardhë e pluhurit, disa lloje të tabletave dhe paketime me material të ngurtë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se dje në ora 21:30 dhe 21:35, në parkingun e Qendrës Sportive po ashtu janë arrestuar edhe L.K nga Kosova dhe N.B (25) nga Kumanova për shkak se tek ata është gjetur marihuanë dhe materie e bardhë pluhuri.
NGa MPg theksojnë se të gjithë personat janë privuar nga liria në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasitit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate./Telegrafi/
The post Arrestohen për drogë 17 persona në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup appeared first on Telegrafi.