Policia e Maqedonisë dje ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë të cilët qëndronin ilegalisht në vendin tonë.
“Mbrëmjen e djeshme (8-korrik) rreth orës 22:20, në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, në lokalitetin “Livadhet e Senës”, policia nga SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë arrestuar personat A.Ç. (29) dhe një 17-vjeçarë, të dy nga Republika e Shqipërisë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, ku kanë qëndruar të paregjistruar dhe nuk kishin dokumente identifikimi”, thonë nga MPB.
Pas arrestimit, shtetasit shqiptarë u dorëzuan në Stacionin e Policisë së Dibrës për procedime të mëtejshme.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, qëndronin ilegalisht në Maqedoni appeared first on Telegrafi.