MPB Maqedoni informon se më datë 04.07.2023, nga ana e zyrtarëve policorë të ekipit operativ për bastisje në DPB Shkup dhe Departamentit për çështje kriminale, Gazi Baba, në ora 20:00 në rrugën “Butelska”, kanë arrestuar A.A.(41) nga Shkupi, dhe në ora 21:35 në “Indira Gandhi” kanë arrestuar S.A.(44) nga Shkupi.

MPB njofton se ndaj tyre me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup janë lëshuar fletarrest qendror, sipas të cilit A.A. duhet të vuajë dënimin me burg prej një viti e 8 muaj për krime të kryera sipas nenit 236 dhe nenit 206 të Kodit Penal, dhe S.A. për krim të kryer nga neni 235 i Kodit Penal.

“Të dy personat janë dërguar në institucionin penal kompetent për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

The post Arrestohen dy persona nga Shkupi, dërgohen në burg për vuajtje të dënimit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";