Gjatë ditës së djeshme Sektori për Punë të Brendshme në Shkup me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në rajonin e Shkupit, ku janë arrestuar dy persona pasi tek ta është kapur drogë.
“Policia ka kryer bastisje në shtëpitë e P.P. (20) dhe D.P. (17), të dy nga Shkupi. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e P.P. është gjetur marijuhanë dhe tre plumba, ndërsa tek D.P. janë gjetur tableta ekstazë, peshore digjitale, dhe mbetje të marijuhanës”, njoftojnë nga MPB
The post Arrestohen dy persona në Shkup për shkak të tregtisë me lëndë narkotike appeared first on Telegrafi.
Advertisement