Në rrugën magjistrale Gjevgjeli- Demir Kapi pas unazës Marvinci në drejtim të fshatit Udovë dje nëpunës policor nga Stacioni i policisë “Bogorodicë” kanë privuar nga liria personat B.A (50) dhe A.D (47), të dy nga Manastiri për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale kontrabandë të emigrantëve.

Siç ka njoftuar MPB, gjatë kontrollit në një automjet “citroen xhamper” me targa të Prilepit drejtuar nga B.A ku shoqërues ka qenë A.D janë gjetur 24 emigrantë, 12 nga Pakistani, nga pesë nga Siria dhe India dhe dy nga Afganistani.

Në koordinim me PTHP-në për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore për pranim “Vinojug” të Gjevgjelisë për procedurë të mëtejmë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër dy personave do të ngritët kallëzim adekuat.

The post Arrestohen dy persona në magjistralen Gjevgjeli-Demir Kapi, transportonin imigrantë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";