Arrestohen disa persona për sulmin ndaj Ljupço Palevskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë ka arrestuar disa persona si të dyshuar për sulmin ndaj biznesmenit Ljupço Palevski.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, tha se janë duke punuar për ta zbardhur këtë rast, por pa dhënë shumë detaje, përcjell Telegrafi Maqedoni..

Palevski u sulmua më 17 shtator në qendër të Shkupit.

Policia më pas njoftoi zyrtarisht se ai ishte sulmuar nga dy persona.

Advertisement

Pasi u largua nga spitali, Palevski akuzoi kryeministrin Zoran Zaev dhe ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, se ishin pas sulmit.

Ai tha se ka marrë kërcënime se do ta fusin në fuçi të kiselinës./Telegrafi/

The post Arrestohen disa persona për sulmin ndaj Ljupço Palevskit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy