SPB Tetovë informon se janë arrestuar gjashtë persona në Gostivar, të cilët dyshohen se kanë kryer punë ndërtimore pa dokumente adekuate.
“Të enjten në ora 18:50, në rrugën “Nikolla Teslla” në Gostivar, zyrtarë policorë kanë arrestuar personat B.S.(43), Sh.Z.(55). I.H.(55) nga Gostivari, N.A.(43) dhe I.C.(49) nga Srmnova e Gostivarit dhe F.S.(41) nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të dyshimit se po ndërtonin objekt në të njëjtën rrugë pa dokumente të nevojshme”.
“Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
The post Arrestohen 6 persona, kryenin punë ndërtimore pa dokumente appeared first on Telegrafi.
Advertisement