Kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, u bëri thirrje institucioneve ta gjejnë të arratisurin Sasho Mijalkov. Ai gjithashtu pret përgjegjësi nëse konstatohen lëshime në arratisjen e ish-shefit të policisë sekrete.

Përveç Pendarovskit edhe partitë politike kërkojnë llogari nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, arratisja e Sasho Mijalkovit e konfirmon koalicionin Zaev – Mijalkov. Por, nuk tregojnë nëse në atë koalicion është edhe i arratisuri Nikolla Gruevski. OBRM-PDUKM, ku Mijalkov ishte anëtar dhe u përjashtua nga partia, kërkon që ai të nxirret para drejtësisë brenda 24 orëve.

“Kushdo që ikën nga drejtësia duhet të mbajë përgjegjësi dhe përgjegjësia e kësaj Qeverie është t’i sigurojë ata që ikin nga drejtësia, respektivisht kushdo që ka kryer vepër penale dhe për atë gjithsesi ka aktvendim, duhet të mbajë përgjegjësi”, pohoi Aleksandar Nikollovski nga OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E majta” nuk habitet nga arratisja e Mijalkov. Ata përgjegjësinë ia adresuan Zaevit. Ndërsa kërkojnë përgjegjësi penale nga zyrtarët.

“Është e qartë se në këtë rast, siç ishte rasti me arratisjet e mëparshme të kriminelëve të dënuar, strukturat menaxhuese të Ministrisë së Brendshme janë bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë në përmbushjen e premtimeve që kryeministri Zaev u dha kriminelëve të regjimit të kaluar”.

Aleanca për Shqiptarët vendosi afishe të Sasho Mijallkovit para ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, për siç thanë, t’i zgjojnë zyrtarët që flenë.

The post Arratisja e Mijallkovit, partitë politike reagojnë ashpër ndaj pushtetit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";