Sekretari i Përgjithshëm dhe shefi i shtabit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në konferencë për shtyp tha partia e tij në disa vendbanime ka dalë në vend të parë.
“Do ta filloja nga malësia e Tetovës, në Brodec fitojmë, në Bozovcë po ashtu, në Sellcë gjithashtu. Presim edhe rezultate nga vendet tjera të malësisë. Në pjesën e qytetit, Poroj korrim fitore, dhe për herë të parë thuhet edhe në Xhepçisht”, tha Arjanit Hoxha.
Ai shtoi se sa i përket lagjeve në Tetovë, partia e tij ka rezultat të mirë dhe se pritet rezultat i mirë./Telegrafi/
The post Arjanit Hoxha përmend vendvotimet ku fiton partia e tij në Tetovë appeared first on Telegrafi.
Advertisement