Në pronën e bletarit Vladimir Gavrilovski në Neproshten të Komunës së Tearcës, gjatë natës së kaluar janë shkatërruar 20 koshere me familje bletësh, me gjasë nga një ari.

Kjo gjendje e vështirë me të cilën përballet bletari është pjesë e situatës së zakonshme këtë muaj në rajonin e malit Sharr theksojnë shoqatat e bletarëve.

“Gjatë këtij viti, që nga sot (20 qershor) në SPB Tetovë janë raportuar gjithsej 33 raste të dëmtimit të shkaktuar nga gjahu. Numri më i madh i rasteve të raportuara i referohej zonës më të gjerë të Tearcës, dhe më së shpeshti janë sulmuar kutitë e bletëve, me gjasë nga një kafshë e egër (ariu). Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa raste të ngordhjeve të bagëtive, lopëve, dhive e të tjera”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.

*Foto: Arkiv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ariu shkatërron 20 koshere bletësh në Tetovë appeared first on Telegrafi.