Arijanit Hoxha distancohet nga blloku opozitar shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa sot përmes profilit të tij në facebook njofton se nuk do të përkrah bllokun opozitar shqiptar të iniciuar nga Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi

“Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkudhëtarë në rrugëtimin tonë politik.

Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlerësuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar.

Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njëjtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave”, shkruan Hoxha.

Advertisement

Më herët u njoftua Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi janë takuar për të filluar përgatitjet për formimin e bllokut opozitar shqiptar në Maqedoni./Telegrafi/

The post Arijanit Hoxha distancohet nga blloku opozitar shqiptar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy